Celebrities Gossip Showbiz

Pas 9 vitesh martesë kuptuan se nuk kishin përputhje karakteri, ndahet dyshja e njohur e showbiz-it!

Nëntë vite martese, nuk mjaftuan për t’u njohur siç duhet dhe vetëm tani bashkëshorti i aktores amerikane Meagan Good, producenti i filmave DeVon Franklin, bëri kërkesë për divorc prej saj duke cituar si arsye “mospërputhjen e karaktereve”. Dyshja e njohur thanë në një deklaratë të përbashkët për E! News se:

Pas shumë lutjesh dhe konsideratash, ne kemi vendosur të shikojmë në të ardhmen tonë veçmas, por të lidhur përgjithmonë. Ne festojmë pothuajse një dekadë martesë së bashku dhe një dashuri që është e përjetshme. Nuk ka asnjë fajtor, ne besojmë se ky është kapitulli tjetër më i mirë në evolucionin e dashurisë sonë. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për vitet që kanë ndryshuar jetën që kemi kaluar së bashku si burrë e grua.

Rikujtojmë, se dyshja u takua në xhirimet e filmit “Jumping the Broom” dhe u martuan në vitin 2012 në Winery Triunfo Creek në Malibu, Kaliforni.

Ndërkaq, ndarjet mund të “thyejnë” vërtet zemrat e grave por një grup mendjesh brilante kohët e fundit mësuan se burrat mund të jenë më të shkatërruar se partneret e tyre femra pas ndarjes. Burrat janë gjithashtu më emocionalë kur bëhet fjalë për të diskutuar për këtë gjë dhe këto përfundime intriguese janë të gjitha pjesë e një studimi të kryer nga psikologët. Ky studim doli në disa konkluzione që ne po jua prezantojmë në këtë link.