Gossip Showbiz

Pas akuzave për bullizëm në adresë të Chrissy-t, vjen dhe reagimi i parë nga John Legend!

Polemikat ndaj bullizmit të modeles së njohur, Chrissy Teigen kanë bërë një bujë të madhe kohët e fundit dhe së fundmi bashkëshorti i saj, këngëtari i njohur John Legend ka thyer heshtjen. Një fotograf i ‘TMZ’ u ndesh me Legend në WeHo dhe dukej se artisti ishte në humor të mirë. Fotografi e pyeti Legend se si është gjendja e Teigen duke marrë parasysh që këto nuk janë aspak ditë të mira për të por John habiti me përgjigjen e tij duke shprehur:

Po i’a del shumë mirë.

Rikujtojmë, se modelja e njohur Courtney Stodden bëri një akuzë të rëndë për Teigen ku tregoi se përveç deklaratave publike të modeles kundrejt saj, i ka shkruar mesazhe që “të vriste veten”. Pas akuzave për bullizëm nga Stodden, Chrissy kërkoi ndjesë dhe u shpreh se u ndjente e penduar për veprimin e saj.

Pas një mungese disa-javore në rrjete sociale, modelja bukuroshe ka shkruar në blog-un e saj personal se ka vuajtur përgjatë gjithë kësaj kohe, duke e konsideruar veten e saj të mëparshme si një “njeri të shpifur”.

Por nuk u mbyll me kaq. Akuzat për modelen vijojnë dhe duket se nuk kanë të ndalur. Së fundmi ka qenë stilisti i famshëm amerikan i VIP-ave, Michael Costello. Michael ka hedhur akuza të forta ndaj Teigen nëpërmjet një postimi të gjatë që ka bërë në Instagram duke treguar të gjithë zanafillën e bullizmit nga modelja.