Celebrities Gossip Showbiz

Pas akuzave për tradhti dhe gënjeshtra, bashkëshortja e Ne-Yo vjen me të tjera deklarata tronditëse për të!

Bashkëshortja e Ne-Yo, Crystal Renay, ka bërë së fundmi kërkesë për divorc nga këngëtari, duke pretenduar se ai ka një fëmijë me një grua tjetër. Kjo vjen pak ditë pas pretendimeve të saj për tradhti. Në dokumentet e divorcit modelja 36-vjeçare pohoi se Ne-Yo “kohët e fundit lindi një fëmijë” me të dashurën e tij. Renay paraqiti dokumentet në gjykatë dhe e quajti martesën e tyre pa asnjë shpresë për pajtim.

Ajo dhe Ne-Yo fillimisht u martuan në shkurt të vitit 2016. Çifti u divorcua dy vjet më vonë përpara se të martoheshin sërish në prill të këtij viti. Dyshja kanë tre fëmijë së bashku, Shaffer, 6-vjeç, Roman, 4-vjeç dhe Isabella, 1-vjeçe. Ne-Yo është gjithashtu babai i Madilyn, 11 vjeç dhe Mason, 10-vjeç nga lidhja e tij e mëparshme me Monyetta Shaw.

Në dosjen e saj të 1 gushtit, Renay kërkoi kujdestarinë fizike parësore për të vegjlit, si dhe kujdestarinë e përbashkët ligjore. Pak ditë më parë, ajo e akuzoi Ne-Yo-n për tradhti në një postim të gjatë në Instagram, duke iu referuar kohës së tyre së bashku si “tetë vjet gënjeshtra dhe mashtrime”.

Këngëtari iu përgjigj akuzave të partneres së tij përmes Twitter duke shkruar se për hir të fëmijëve, ata do t’i zgjidhin problemet “pas dyerve të mbyllura” dhe kërkoi respektimin e privatësisë së famijes së tij. Sjellim në vëmendje se këngëtari i propozoi Renay-t në vitin 2015 dhe të dy u martuan pak më pak se një vit më vonë, kohë në të cilën ajo ishte gati 9 muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të parë. Çifti u nda për një kohë të shkurtër në vitin 2020 përpara se të rimartoheshin në vitin 2022, duke organizuar një ceremoni luksoze në Las Vegas për të festuar ribashkimin e tyre.