Celebrities Gossip Showbiz

Pas ardhjes në jetë të djalit të saj, Khloe Kardashian shkëlqen me këtë look!

Khloe Kardashian postoi në Instagram të martën në mbrëmje për të ndarë foto nga dalja e saj. Themeluesja e “Good American”, 38 vjeç, kishte dalë me një fustan të zi të vogël për të mbështetur mikeshat Olivia Pearson dhe Natalie Halcro teksa lançuan një koleksion bizhuterish.

Vjen vetëm disa ditë pasi Khloe u bë nënë e dy fëmijëve pasi një surrogate solli në jetë djalin e saj dhe të ish-it Tristan Thompson. Khloe dukej e mrekullueshme si gjithmonë me fustanin, i cili përqafonte format e saj. Kardashian shkëlqeu me këtë look teksa kishte syze dielli të zeza me shkëlqim, në formë drejtkëndëshi.

Ajo e kompletoi pamjen seksi me një palë çizme të zeza elegante Christian Louboutin me një takë stiletto. Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” stiloi flokët e saj bjonde në një stil të pastër të kompletuar me një topuz.

Grimi i saj ishte aplikuar në mënyrë të përsosur, duke i dhënë mamasë së re një shkëlqim të freskët. Personaliteti i “Hulu” shkroi në një mbishkrim, ‘Sa krenare dhe e emocionuar për ju zonja!’ duke e drejtuar komentin tek Olivia dhe Natalie. Ajo vazhdoi:

Ky koleksion është shumë i mirë!