Celebrities Gossip Showbiz

Pas Armaldo Kllogjerit, bashkëshortja e tij Aida hyn në “BBV3”?

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Armaldo Kllogjeri ka qenë i ftuar së fundmi tek “E Diell”, ku ka treguar shumë të pathëna rreth marrëdhënies së tij me ish-banorët e tjerë dhe shumë të pathëna. Lei Kraja e ngacmoi atë dhe e pyeti nëse është burrë me namuz apo mendje hapur dhe ai tha “të dyja bashkë’. Ama kur bëhej fjala që bashkëshorja e tij të bëhej pjesë e “BBV3” aty Armaldo e anashkaloi pyetjen duke mos dhënë një përgjigje direkte.

Lei Kraja: Je burrë me namuz apo mendje hapur?

Armaldo Kllogjeri: Burrë me namuz dhe mendje hapur

Lei Kraja: Ndaje mendjen tani, jo edhe mish edhe peshk. Ku anon më shumë

Armaldo Kllogjeri: Janë të dyja bashkë

Lei Kraja: Për shembull Aiden do e doje në Big Brother ti?

Armaldo Kllogjeri: Po me namuz jam kur marr vendime për shembull, që janë shumë të rëndësishme për familjen. Mendje hapur kur jam me ju, diskutoj, flasim, shkojmë në ndonjë lounge e kënaqemi.

I ftuar  në “Më lër të flas” ka qenë ish-banori i shtëpisë së Big Brother VIP, Armaldo Kllogjeri. Tenori ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij pas BBV dhe gjithashtu është ndalur edhe tek karriera e tij. Armaldo tha se u shkarkua nga institucioni pasi kishte mbaruar afati i lejes që kishte kërkuar, por do të rikthehet sërish.