Celebrities Gossip Showbiz

Pas Arminës mund të kemi një dasmë në horizont nga Einxhel dhe Dagz?

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali. 

Me postimet e tyre, dy artistët duken shumë ‘couple goals’ dhe në fotot më të fundit që prezantuesja ka ndarë në Instagram, përpos faktit se duken shumë bukur, mbishkrimi i postimit na ngre dyshimet se pas lindjes së bebit, mund të kemi një dasmë në horizont. Epo, mirë do ishte mos ta mbyllnin vetëm me dasmën e Arminës këtë vit…

Nëse vazhdon të duket kaq “hot”, do t’i propozoj së shpejti

Së fundmi bukuroshja ka treguar se vazhdimisht merr komente negative në rrjete sociale nga disa ndjekës lidhur me shtatzaninë e saj e para disa ditësh prezantuesja ka zgjedhur të reagojë duke mos dashur t’i kalojë kaq lehtë.