Aktualitet Politikë

Pas Asamblesë, kryeministri Rama mbledh Sekretariatin e PS-së!

Në të parën mbledhje pas Asamblesë Kombëtare të 2 shtatorit ku shpalli përbërjen e qeverisë së re, sot në selinë rozë, kryeministri Rama mblodhi sekretarët e rinj, në një takim të karakterit organizativ.

Pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura, Damian Gjiknuri si Sekretar i Përgjithshëm tha se fillimi i vitit 2022 do ta gjejë PS-në me statut e organizim të ri, për t’iu përgjigjur sfidave që kërkon mandati i tretë.

I pyetur rreth zërave se në kupolën e partisë ka pakënaqësi, Gjiknuri u shpreh se “nuk ka dëgjuar ndonjë pakënaqësi të strukturuar”.

Natyrshëm që brenda një organizate ka pritshmëri të ndryshme. Mund të ketë ndonjë mosrealizim të ndonjë pritshmërie, por ky është proces që do vazhdojë e do të fashitet rrugës.

Më 2 shtator u bë e ditur se Taulant Balla do të drejtojë vetëm grupin parlamentar socialist e nuk do të ishte më Sekretar i Përgjithshëm i Selisë Rozë e as drejtues politik i Elbasanit, por Fierit, të dytit qark më të madh të vendit. Ndërkaq, Erion Braçe u zëvendësua si kryeministër nga Arben Ahmetaj.