Aktualitet

Pas Austrisë edhe Holanda hap kufijtë për Shqipërinë!

Pas Austrisë edhe Holanda ka hequr të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike duke filluar nga data 24 Qershor 2021. Për udhëtimin drejt Holandës shqiptarët nuk kanë nevojë të kenë asnjë test dhe as pasaportë vaksinimi, pasi nuk ka asnjë kriter duke hequr të gjitha kufizimet mes dy vendeve për shkak të pandemisë.

“Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Holandës nuk kanë detyrimin të paraqesin testin PCR apo antigjen në destinacion. Gjithashtu nuk është e detyrueshme karantina për udhëtarët të cilët udhëtojnë nga RSH në Holandë, pasi konsiderohet vend me rrezikshmëri të ulët infektimesh.

Udhëzojmë në ҁdo rast udhëtarët që të kontaktojnë gjithnjë me kompanitë ajrorë që operojnë fluturimet e tyre, pasi këto kompani, në cilësinë e subjekteve private, mund të kërkojnë plotësimin e formularëve të veҁantë apo kritere shtesë për pasagjerët në momentin e udhëtimit.”, thuhet në njoftim

I vetmi kriter është që shqiptarët që udhëtojnë në Holandë, të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit. Formën e gjeni të listuar në këtë link  !