Celebrities Gossip Showbiz

Pas daljes së Semit nga “Big Brother VIP”, më në fund erdhi takimi emocionues mes saj dhe Borës!

“Big Brother VIP” padyshim sa vjen dhe po bëhet më interesant, sidomos me hyrjet e reja që po shtohen nga java në javë duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime. Jo vetëm brenda shtëpisë, por dhe për ish- banorët vazhdohet të ketë shumë interes.

E shumëpërfolur ka qenë që prej fillimit marrëdhënia mes Semit dhe Donaldit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Fillimisht u dyshua se mes tyre kishte diçka më shumë se thjesht shoqëri dhe këto spekulime nisën nga afrimiteti i tyre. Mirëpo, pas ardhjes së Borës në spektakël ku takoi mikeshën e saj të ngushtë dhe pati skenën romantike me Donaldin, çdo dyshim mori fund.

Aty u kuptua se Semi thjesht po tregohej protektive ndaj mikeshës së saj prej shumë vitesh dhe se donte që ata të të ribashkoheshin. Kjo gjë u cilësua nga publiku i gjerë dhe banorët brenda shtëpisë si një sjellje më protektive seç duhet dhe se në fakt po sillet si një ‘avokate mbrojtëse’.

Lidhur me këto paragjykime që i janë bërë Semit, Bora ka reaguar shpesh duke e mbështetur plotësisht mikeshën e saj të ngushtë.

E teksa, ditën e djeshme, publiku e votoi ish- banoren si më pak të preferuarën kur doli në televotimin surprizë bashkë me Einxhel, më në fund erdhi takimi mes dy mikeshave. Jo vetëm Borës dhe Semit, por dhe një tjetër shoqeje të tyren. Këtë e ka bërë me dije vetë prezantuesja, e cila me anë të një Instastory, ku shfaqeshin duke u përqafuar me njëra- tjetrën shkruajti:

Ne të treja gjithmonë!

Bora dhe Semi, gjithashtu duken të përlotura, një skenë që na emocionoi vërtet shumë!