Celebrities Gossip Showbiz

Pas deklaratave që bëri për Shakira-n, të gjithë kundër Jennifer Lopez!

Së fundmi diva e muzikës pop, Jennifer Lopez befasoi me deklaratën e saj ku shprehu pakënaqësi për faktin se iu desh ta ndante skenën e ”Super Bowl” me Shakirën. Pavarësisht se performanca e tyre ishte një sukses, J.Lo nuk e paska përjetuar mirë atë vendim të imponuar, për të cilin tha në dokumentarin e saj të ardhshëm të Netflix, “Halftime”, se ishte ideja më e keqe në botë.

Menjëherë pasi komentet e Jennifer-it u shfaqën ne internet, fansat reaguan ashpër ndaj saj duke argumentuar se pavarësisht nga kufizimet kohore, ajo dhe Shakira ishin ende në gjendje të bënin një shfaqje ikonë. Dhe megjithëse Jennifer nuk bëri komente të drejtpërdrejta ndaj Shakirës, shumë njerëz e interpretuan shpejt zhgënjimin e saj si një sulm apo xhelozi ndaj këngëtares.

Duket se Jennifer ishte e frustruar me organizatorët e shfaqjes së pjesës së parë që i dhanë asaj dhe Shakirës të njëjtën kohë që çdo interpretues solo do të merrte në vend që ta dyfishonte atë, edhe pse në fakt, nuk është e pazakontë që shumë artistë të ndajnë skenën në raste të tilla. Ndërkaq, rikujtojmë se Shakira i ka dhënë fund lidhjes 12-vjeçare me futbollistin 35-vjeçar Gerard Pique.

Duket se Gerard ka lënë shtëpinë ku banonte me këngëtaren kolumbiane dhe dy fëmijët, për t’u transferuar në një apartament në qendrën e Barcelonës. Arsyeja e këtij vendimi sipas mediave është një tradhti e zbuluar nga Shakira. Pique dhe Shakira nuk u martuan kurrë, por marrëdhënia e tyre ka qenë nga më të komentuarat nga viti 2010, kur u njohën gjatë fazës finale të Botërorit në Afrikën e Jugut, aty ku Shakira ishte edhe autorja e këngës zyrtare të kompeticionit, e famshmja “Waka Waka”.