Celebrities Showbiz

Pas disa përpjekjeve për ta ritakuar, Britney Spears refuzon të takojë nënën e saj! Por pse?!

Mamaja e Britney Spears, Lynne Spears, po shpreson të ritakohet me vajzën e saj në “Ditën e Falenderimeve”. Marrëdhënia e saj me këngëtaren nuk është më si më parë, pasi Britney akuzoi nënën e saj se ishte organizatorja e vërtetë për kujdestarinë e saj 13-vjeçare, në një postim në profilin e saj në Instagram në fillim të këtij muaji.

Lynne mbërriti në Los Angeles këtë javë për të kaluar “Ditën e Falnderimeve” me djalin e saj Bryan, por gjithashtu shpreson të shohë Britney-n. Lynne më herët, është shprehur se ishte e kënaqur që përfundoi çështja e kujdestarisë së vajzës së saj.

Megjithatë, përpjekjet e Lynne për të rregulluar marrëdhëniet me të bijën janë të kota, pasi javën e kaluar u raportua se Britney refuzoi ta takonte dhe nuk donte të ribashkohej me nënën e saj. Gjithashtu thuhet se këngëtarja ia kishte mohuar Lynne hyrjen në shtëpinë e saj, disa javë para se të përfundonte kujdestaria e saj nga një gjykatës. Në postimin e saj, ajo u shpreh se:

Babai im nuk është aq i zgjuar sa të mendojë ndonjëherë për një konservator. Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë.

Ndërkohë, një burim u shpreh për “PageSix” se, disa javë para përfundimit të konservatorit, Lynne fluturoi për në Los Angeles për t’u përpjekur të ritakohej me Britney. Duket se këngëtarja është shumë e zemëruar me nënë e saj, pasi kur Lynne u përpoq për disa ditë rresht që ta takonte në shtëpinë e saj, Britney nuk e lejoi të hynte në shtëpi. Këngëtarja gjithashtu shkoi:

Babai im mund të ketë filluar kujdestarinë 13 vjet më parë por ajo që njerëzit nuk e dinë është se nëna ime është ajo që i dha atij idenë. Nuk do t’i kthej kurrë ato vite. Ajo më shkatërroi fshehurazi jetën. Gjykoni si të doni ju.

Rikujtojmë se, së fundmi, këngëtarja e njohur dhe shumë e diskutuar kohët e fundit Britney Spears ka “sulmuar” yllin e muzikës pop, Christina Aguilera në Instagram duke e barazuar heshtjen e saj në luftën për kujdestarinë e Spears njësoj me gënjeshtrën.

Gjithashtu, Britney Spears, tashmë po mendon të ketë një fëmijë tjetër vetëm disa ditë pasi gjykata dha vendimin përfundimtar mbi kujdestarinë e saj. Këngëtarja 39-vjeçare, e cila ka dy djem Jayden James 15 vjeç dhe Sean Preston 16 vjeç me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline, së fundmi ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, të një vajze të vogël që qëndronte në majë të gishtave pranë nënës së saj.