Celebrities Showbiz

Pas divorcit me bashkëshortin, Tommy Dorfman shpall fejesën me partneren e re!

Ylli i serialit “13 Reasons Why”, Tommy Dorfman, ka bërë të ditur se është fejuar me një vajzë tjetër duke thënë se ka takuar personin me të cilin do ta kalojë pjesën tjetër të jetës. Në shkurt të këtij viti u mësua se 30-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Peter Zurkuhlen, ishin ndarë pas pesë vitesh martesë.

Tommy, e cila është deklaruar si ‘trans grua’ në korrik të vitit 2021, shpjegoi se tranzicioni “ishte çlirues dhe sqarues” për të. Në një podcast, Dorfman shpjegoi se e kuptoi se ishte e interesuar për gratë “në një mënyrë që ajo nuk e kishte ditur që nga shkolla e mesme” dhe se si ishte një gjë e pashpjegueshme dhe e paeksploruar për të.

Mendova: ‘Ky është viti që do të dal në takime me vajza dhe nuk do të turpërohem për këtë’.

Tommy pranoi se kishte ‘frikë’ të pranonte se ishte tërhequr nga femrat për shkak të ‘marrëdhënieve të sigurta’ që ka me gratë në jetën e saj.

Për shkak se ato më mendonin mua si një burrë homoseksual, më thanë se ndiheshin të sigurta rreth meje. Dhe pastaj krejt papritur, unë kaloj dhe bëhem më pak e sigurt, ndoshta.

Tommy ka thënë se e fejuara e saj, të cilën nuk e ka identifikuar, ishte femra e parë me të cilën kishte qenë për një kohë shumë të gjatë, duke e përshkruar përvojën si “shumë afirmuese”.