Celebrities Gossip Showbiz

Pas Donaldit, Bora Zemani mori dhe një urim shumë të veçantë nga…

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private që ndan në rrjete sociale. Ditën e sotme moderatorja feston ditëlindjen e saj. Dhe vetëm një ditë më parë, Bora ka udhëtuar drejt Italisë me njerëzit e saj të dashur, për të pritur atje datën e saj të shënuar.

Pas urimit padyshim shumë special nga partneri i saj, nuk mund të mungonte dhe një urim nga kolegia dhe mikesha e saj, Olsa Muhameti. Dyshja e cila është ribashkuar sërish këtë sezon me rikthimin e Borës si prezantuese në ‘Për’Puthen‘ kanë treguar se raportet e tyre janë më mirë se kurrë dhe urimi i autores për bukuroshen nuk mund të mos ishte shumë i veçantë.

Gëzuar ditëlindjen o zemër! Jetë të gjatë e shpirtin plot. Të dua

Së fundmi, Bora ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka folur më shumë për raportin mes të birit dhe partnerit të saj, Donaldit.

Ata kanë marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë. Luajnë ‘playstation’ bashkë.

Nga ana tjetër për sa i përket karrierës, Bora u shpreh se pas “Dancing With The Stars” ka një tjetër projekt. Gjithsesi, bukuroshja zgjodhi të mos tregojë asgjë lidhur me këtë derisa të konkretizohet diçka.