Celebrities Gossip Showbiz

Pas Dubait, Marina Vjollca shkon në Itali dhe këtë herë jo për pushime!

Për Marina Vjollcën është përfolur shumë kohëve të fundit se është në pritje të ëmbël. Vetëm pak ditë më parë, Marina Vjollca konfirmoi shtatzëninë e saj. Me anë të disa fotografive shumë të ëmbla, prezantuesja zbuloi se pret të bëhet nënë për herë të parë.

Menjëherë pasi e konfirmuan këtë gjë publikisht, Marina dhe Getoari ‘u arratisën’ së bashku drejt Dubait. Dyshja nuk ngurronin të publikonin fotografi gjatë pushimeve të tyre, mirëpo në prag të ditëve të lindjes, ndjekësit dyshojnë për çdo detaj sado minimalist duke e lidhur me të dhëna që mund të zbulojnë rreth bebit që pritet të vijë në jetë.

Së fundmi, prezantuesja bukuroshe ka publikuar disa foto nga bregdeti, ku duket e veshur me rozë dhe bie në sy barku i rrumbullakosur.

Marina mban në kokë një lule rozë dhe përshkrimin e fotos e ka shoqëruar me lule në po të njëjtën ngjyrë duke shtuar dyshimet se është në pritje të një vogëlusheje.

E në gjithë diskutimet për shtatzëninë e saj, prezantuesja duket se është tepër e angazhuar me punët e saj këtë herë jashtë ekranit. Menjëherë pas pushimeve në Dubai, Marina ka fluturuar drejt Italisë aty ku është kompania me të cilën prezantuesja ka lidhje biznesi.

Me anë të disa Instastory-ve ajo ka treguar se tanimë ndodhet në Milano për çështje pune.

Epo, duket se nuk ka shtatzëni që e ndal Marinën të punojë!