Aktualitet Sport

Pas fitores historike me Hungarinë, kombëtarja kuqezi i bën surprizë trajnerit Reja për ditëlindjen e 76. Fishekzjarre, tortë speciale dhe festë në hotel (video)

Dita e sotme është speciale për trajerin Reja pasi feston 76-vjetorin e lindjes dhe Kombëtarja i ka bërë një suprizë teknikut italian.

Reja së bashku me lojtarët e Kombëtares dhe stafin u prit me fishekzjarre, ndërsa stafi kishte përgatitur edhe një tortë speciale me shqiponjë për të. Festa ka zgjatur për disa minuta, ndërsa Reja ka mbajtur edhe një fjalim falenderues përpara skuadrës.

Ju falenderoj të gjithëve që më bëtë të kaloj një ditëlindje të jashtëzakonshme pasi kjo fitore më kënaq. Më vjen keq vetëm për Gjimshitin që u dëmtua dhe më vjen shumë keq. Djema vazhdojmë kështu, pas kësaj është ndeshja tjetër. Sfida tjetër është shumë e rëndësishme, faleminderit, u shpreh Reja.

Shqipëria mori dje një fitore të artë dhe historike 0-1 ndaj Hungarisë në transfertë. Sfida u vendos nga një supergol i shënuar nga Armando Broja në minutën e 80-të. Menjëherë pas ndeshjes, Kombëtarja shqiptare u nisë për në Shqipëri dhe në orët e para të mëngjesit mbërriti në Durrës në Kompleksin “Tropikal Resort” ku mendoi edhe për surprizën ndaj trajnerit Reja.