Celebrities Sport

Pas fitores kundër kundërshtarit meksikan, Florian Marku vendos të bëjë një falenderim shumë të madh për…

Florian Marku mposhti mbrëmjen e djeshme kundërshtarin e tij meksikan Miguel Parra Ramirez, në ndeshjen që u zhvillua në “Air Albania”. Kampioni shqiptar ia doli të mundë me pikë pas 10 raundesh boksierin meksikan. Kampioni dhuroi emocione për qindra të pranishmit që e ndoqën në stadium dhe mijëra të tjera që e ndoqën nga ekrani. Në fund të raundit të dhjetë, Florian Marku grumbulloi 95 pikë, kundrejt 92 pikëve të Miguel Perras.

Në lidhje me fitoren e mbrëmjes së djeshme, vetë Marku ka postuar sot një video në rrjetin e tij social Instagram ku shprehet se:

Faleminderit Zotit për çdo gjë. Dje ishte një natë e paharrueshme për karrierën time, u riktheva në Shqipëri dhe përkrahja juaj kurrë nuk më ka munguar. Ju falenderoj nga zemra të gjithëve që ishit present në stadium ju jeni forca ime. Respekt për Mexikanin që erdhi mbrëmë për të fituar. Ishte një ndeshje e fortë, pas një përplasje me kokë në Raundin e 3 fillova të mos shikoja mirë me syrin e majtë dhe ajo ma prishi lojën komplet. Megjthatë nuk jam i kënaqur me performancën time e bëra këtë ndeshje më të vështirë se sa duhej por rëndësi ka fitorja. Tani disa ditë pushim me familien dhe vazhdojmë përsëri për ndeshjet e rradhës.

Më herët lidhur me këtë ndeshje, Floriani ishte shprehur:

Ia kam nisur në kickbox, kam dominuar, ia kam nisur në kafaz, kam dominuar në kafaz dhe tani në boks fal të madhit Zot, unë po ia dal me shumë sukses sepse përkushtohen 100%. Njerëzit nuk e dinë sesa shpirtin e jap për të arritur këtu ku jam. Meksikani vjen këtu për të fituar, ky është shansi i tij i jetës. Ai ka përballë një njeri që ka titullin dhe vjen këtu për të marrë titullin. Por, që unë të humb një ndeshje të tillë duhet të jem pa ndjenja, të mos shoh dhe të më marrin të më nxjerrin jashtë, të më çojnë në spital. Përndryshe, unë nuk e pranoj humbjen. Unë jam shumë gati dhe nuk ka shanse që të humbasë në qytetin tim dhe në Shqipërinë time të dashur.