Aktualitet Lajmet e fundit

Pas fitores në Himarë, reagon Fredi Beleri: Fitoi demokracia, fitoi Himara!

Reagon për fitoren në Himarë, Fredi Beleri, kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për të cilin gjykata vendosi se duhet të qëndrojë në burg pas arrestimit më 12 maj, me akuzën për shitblerje të votave. Pasi fitoi me një rezultat të ngushtë ndaj rivalit socialist Jorgo Goro, Beleri shkruan se “Demokracia fitoi! Himara fitoi!”.

Në postimin në “Facebook” pas fitores, shkruan:

Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorizmi u mundua t’i nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të përparojmë së bashku, që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!

Fredi Beleri