Celebrities Gossip Showbiz

Pas fotove provokuese, Madonna feston me fëmijët e saj!

Madonna u dha më shumë se 17 milionë ndjekësve të saj një vështrim nga brenda në Ditën e Falënderimeve, e rrethuar nga pesë nga gjashtë fëmijët e saj, të premten pasdite, vetëm disa ditë pasi fotosesioni i saj i diskutueshëm i dhomës së gjumit u bë viral.

Në fotot dhe pamjet nga mbledhja familjare, ylli u pa duke kaluar një kohë cilësore me vajzat Lourdes Leon, Mercy James, binjakët Stella dhe Estere dhe djalin David Banda. Ndërsa 21-vjeçari i saj Rocco Ritchie nuk dukej të ishte i pranishëm, mamaja gjeti kohë për të dokumentuar momente të ëmbla të të vegjëlve të saj gjatë gjithë natës, teksa ajo u shfaqi fansave këtë ngjarje përmes llogarisë së saj në Instagram.

Sigurisht që dukej të ishte një mbrëmje plot argëtim, me mbretëreshën e pop-it duke ngrënë byrek dhe duke kërcyer me djalin e saj në mes të festës. Familja dukej se ishte e zënë gjatë gjithë ditës, duke hipur në skuter dhe duke dekoruar biskota, ndërsa zjarri u ndez aty pranë.

Për këtë rast, Madonna mbante veshur një fustan të zi të gjatë, shtresa zinxhirësh argjendi dhe një kryq rreth qafës. Ajo e kompletoi look-un e saj me çizme lëkure të zeza, unaza të shumta dhe flokët bjonde platini i mbante te supet e saj. Lourdes dukej bukur me një fustan të ngushtë, i cili përqafonte çdo centimetër të trupit së saj të tonifikuar.