Bota

Pas grevës 24-orëshe të palës greke hapet Kakavija, rradhë e gjatë automjetesh

Pas grevës 24 orëshe të doganierëve grekë në Kakavijë, pika kufitare u rihap në mëngjes por raportohet fluks. Pezullimi i punës ka krijuar rradhë të gjata në pjesën greke. Kamionët që transportojnë mallra po presin të kalojnë.

Për shkak të masave anti-COVID, Greqia hapi vetëm pikëkalimin e Kakavijës me Shqipërinë dhe këtë ka bërë me të tjera vende fqinje duke mundësuar kalimin vetëm në një doganë për secilin shtet. Doganierët grekë në Kakavijë zhvilluan grevë 24 orëshe për të kërkuar trajtim financiar e kushte pune më të mira.

Kakavija qëndroi e mbyllur ditën e djeshme, duke nisur nga ora 07:00 deri më sot në 07:00 me orën lokale të Greqisë. Në këtë hark kohor u lejuan të kalojnë automjete si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.