Celebrities Gossip Music Showbiz

Pas hiteve të njëpasnjëshme, Elgit Doda surprizon sërish!

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije së fundmi Elgiti vendosi ti propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Pas suksesit të fundit me këngën ‘A e din’, e cila është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj, duket se Elgiti ka gati këngën e re dhe do të publikohet shumë shpejt, pasi vetëm pak më parë ka postuar në Instagram një video duke improvizuar një pjesë nga  projekti i ri muzikor dhe duket se do të jetë përsëri një këngë dashurie, pasi shkruan:

Nuk muj mo

Në një intervistë të bërë së fundmi, Elgiti ka treguar më shumë mbi këtë surprizë që i bëri Kleas. Ai u shpreh mbi propozimin se:

Nuk e kisha bërë më herët edhe e bëra në momentin e duhur, në ditëlindjen e Kridit. E kisha harruar tek xhepi i pantallonave të tjera prandaj e bëra kaq vonë. Edhe ne të mëdhenjtë bëjmë ndonjëherë gabime, por më mirë vonë sesa kurrë. E bëra në ditëlindjen e Kridit me unazën që ajo e ka aq shumë qejf. Unë jam pak harraq, i harroj gjërat.

Pak ditë më parë gjithashtu dhe Klea reagoi pas surprizës së Elgitit. Në disa postime nga festa e ditëlindjes së Krid, ajo i shoqëroi me një shkrim.