Aktualitet Lajmet e fundit Sport

Pas javës së dytë të Kategorisë Superiore, Kukësi kryeson i vetëm me 6 pikë, ndiqet nga Vllaznia, Teuta, Tirana dhe Dinamo me 4

Kukësi ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1, përballë Kastriotit. Ky rezultat e ngjit Kukësin në krye të Kategorisë Superiore.

Për sa i përket ndeshjes, miqtë kaluan të parët në avantazh me Arbër Bashën në minutën e 27-të, teksa Edison Ndreca, vendosi baraspeshën, me një predhë më të majtën.

Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë totale, teksa fragmenti i dytë i lojës foli i gjithi për Kukësin, që arriti të shënonte 2 herë me kroatin Edi Basha në minutat 46’ dhe 68’.

Egnatia e Gugash Maganit, ka marrë një pikë të artë në transfertë ndaj Tiranës, në sfidën që i pati të gjitha, golat spektakolarë, pretendimet për penallti si dhe nuk mungoi ndërhyrja e VAR-it që i “dogji” golin e fitores bardhebluve. Ndeshja u mbyll barazim me shifrat 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore.