Lajmet e fundit

Pas Krimesë, Rusia anekson zyrtarisht 4 rajonet e tjera të Ukrainës

Vladimir Putin shpalli zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës në një ceremoni në Moskë.  Presidenti rus, deklaroi se Rusia ka katër rajone të reja, pas referendumeve të fundit në Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson, në të cilat, sipas Kremlinit, votuesit kishin zgjedhur aneksimin.

“Rezultatet kanë dalë dhe janë të qarta. Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë 4 rajonet e reja të Federatës Ruse, pasi ky është vullneti i miliona njerëzve”, tha Putin mes duartrokitjeve të të pranishmëve në ceremoni.

“Njerëzit kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe kjo është zgjedhja përfundimtare”, tha ai.

Presidenti rus Putin kërkoi një minutë heshtje për të kujtuar ushtarët rusë që kanë humbur jetën. Ai tha se ata vdiqën duke luftuar për tokat gjatë operacioneve speciale dhe janë heronjtë e Rusisë.