Aktualitet

Pas Kurbinit, edhe Shkodra në protestë për hartën e re gjyqësore!

Qytetarët Shkodranë janë ngritur në protestë, këtë pasdite kundër draftit të KGJ për hartën e re gjyqësore. Të pranishëm në protestë janë edhe anëtarë të dhomës së avokatisë.

Të gjithë njëzëri kanë kërkuar që Gjykata e Apelit dhe Gjykata Administrative të mos largohen nga Shkodra.

E pranishme në këtë protestë është edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të PS Shkodër, Jona Leqejza e cila si qytetare, iu bashkua kësaj proteste, por duke argumentuar se kjo hartë e re është një kosto për banoret e Shkodrës.

Avokatët kanë ftuar shkodranët që të vijojnë protestat, pasi kjo hartë e re do të rendoje kostot për të marrë drejtësi.

Kujtojme se reagimit kundër hartës së re gjyqësore ju bashkuan me heret sot edhe qytetaret në Kurbin. Bashkë me avokatët, ata protestuan para Gjykatës së këtij rrethi që me hartën e re gjyqësore do të shkrihet dhe bashkohet me Lezhën. Avokatet dhe qytetaret e konsiderojnë absurditet lënien pa gjykatë të kësaj zone me 90 mijë banore, duke i kërkuar qeverisë që mos ta miratojë propozimin e KLGJ.