Aktualitet

Pas Kuvendeve të PD-së, drejtimin e partisë e merr Berisha apo e mban Basha?/Njihuni me rezultatet e sondazhit të TAR!

Duke u nisur nga situata e nxehtë politike në vend ku në datë 11 Dhjetor u zhvillua Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga Ish-Kryeministri Berisha dhe ditën e djeshme Kuvendi i thirrur nga Kryedemokrati Basha, në sondazhin e TAR ishte shtruar pyetja: Pas Kuvendeve të PD-së, drejtimin e partisë e merr Berisha apo e mban Basha?

Personat që morën pjesë në sonazh kanë votuar si më poshtë:

55% mendojnë se do ta marrë drejtimin e partisë zoti Berisha.

36% mendojnë se Lulëzim Basha do të vazhdojë të drejtojë Partinë Demokratike.

9% janë shprehur se nuk e dinë se kush do ta marrë drejtimin e PD.

Dhe meqënëse jemi në sezonin e festave, në sondazhin e rradhës është shtruar pyetja: Ku do i kaloni festat e fundvitit?