Celebrities Showbiz

Pas lajmeve për vdekjen e tij reagon vetë Mirush Kabashi: “Janë gjëra që ndodhin”

Një ‘fake news’ u përhap me shpejtësinë e erës këto ditë, ku thuhej se aktori i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun, Mirush Kabashi, kishte ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Fatmirësisht ky lajm rezultoi të ishte i rremë, pasi aktori gëzon gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Ditën e djeshme, në një intervistë, aktori Mirush Kabashi theu heshtjen dhe zgjodhi që të fliste më shumë për të gjithë situatën e ndërlikuar që ndodhi në emër të tij. Ai u shpreh për mënyrën se si ky lajm e bëri që të ndihej.

Unë e mora me sportivitet, janë gjëra që ndodhin dhe duhet kaluar, por me thënë të drejtën, nja dy mesazhe që më kanë ardhur, edhe më përpara një herë për t’u verifikuar nëse unë jam gjallë, por dhe më mbrapa për të më shprehur solidaritetin. Ishin të dhimbshme, sepse thonin që kemi qarë shumë kur morëm lajmin, por kemi qarë shumë pastaj nga gëzimi, kështu e formulonte një poete nga Italia. Kemi qarë akoma edhe më tepër me lot gëzimi, kur morëm vesh lajmin që nuk ka ndodhur.

Aktori ka folur në një mënyrë shumë qytetare dhe të qetë dhe ka shtuar dhe se e fal personin që gaboi me këtë lajm.

Janë gjëra që ndodhin, jemi në një fushë që jemi bërë njerëz publikë. Është një tërheqje veshi për gazetarët, të cilët duhet ta rikonfirmojnë lajmin nga disa drejtime përpara se ta japin  në ekranet e televizionit, të cilët duhet të jenë sa më të sakta, nuk lejohen të tilla gabime, gjithsesi nga ana ime falen.