Celebrities Gossip

Pas largimit nga familja mbretërore, Princ Harry është më i lumtur sipas ekspertit mbretëror!

Princ Harry, Duka i Sussex-it është qartësisht shumë më i lumtur në SHBA, ka pohuar një ekspert mbretëror, pasi ai dhe Meghan zgjodhën të zhvendoseshin në Kaliforni pasi u larguan si anëtarë të familjes mbretërore. Harry dhe Meghan Markle u zhvendosën në mars të vitit 2020 me djalin e tyre të vogël Archie dhe që atëherë kanë shtuar familjen e tyre me vajzën Lilibet.

Ndërkohë, dyshja u përball me një farë kundërshtimi ndaj lëvizjes, me Harry që u akuzua për goditje me thikë pas shpine familjes mbretërore për përdorimin e lidhjeve të tyre mbretërore dhe përpjekje për të turbulluar kufijtë midis të qenit mbretëror dhe të qenit të famshëm.

Por lëvizja ka funksionuar mirë për ndjenjën e lumturisë së Harry, siç thotë një eskpert mbretëror. Kjo vjen pasi vetë Meghan i tha prezantueses së emisionit televiziv amerikan Ellen DeGeneres se ajo dhe burri i saj ‘H’ po ia dalin mjaft mirë. Kur Ellen e pyeti se çfarë pëlqen Harry në Kaliforni, Dukesha e Sussex-it u përgjigj:

Ne jemi thjesht të lumtur.

Ajo gjithashtu foli për jetën në SHBA me dy fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet.

Dikush na tha H (Harry) dhe mua se kur keni një fëmijë është thjesht një hobi, ndërsa kur keni dy fëmijë jeni prindër. Papritmas kuptuam, se të gjithë flasin se si është për fëmijën e dytë, por askush nuk flet për përshtatjen për fëmijën e parë kur vjen i dyti.

Kjo ishte intervista e dytë e Meghan, pas asaj bombë me Oprah, ku u bënë zbulime surprizuese lidhur me anëtarët e familjes mbretërore, nga komentet raciste lidhur me djalin e Harry, e deri te marrëdhënia e ndërlikuar e Kate me Meghan.