Lancio Music

Pas “Malli”, Kidda po përgatitet për një bashkëpunim ndërkombëtar

Mbrëmjen e kaluar në “Pardon My French” ishte i ftuar reperi shumë i dashur i publikut i cili me hitin e tij “Malli” na ka bërë të ndjejmë mungesën e personit të zemrës apo të partnerit/es që nuk e patëm kurrë.

Në 11 minutat e intervistës së Jonidës, Kidda, emri i vërtetë i të cilit është Mërgim Kida na zbuloi detaje të shumta nga fëmijëria e tij dhe se si nisi rrugëtimi drejt suksesit.

Sakaq, ai rrëfeu se fansat e tij po i pret një surprizë e madhe pasi Kidda momentalisht është duke punuar një projekt muzikor ndërkombëtar. “2021-shin e pres me mjaft sukses sepse aktualisht jam duke realizuar një bashkëpunim me një emër ndërkombëtar” -tha reperi duke na shtuar kureshtjen pasi nuk ndau detaje të tjera rreth këtij projekti.

Hitet e mëparshme si “A m’foli mu”, “Malli”, apo “Loca” e kanë bërë artistin që të marrë hapin për prurje ndërkombëtare duke guxuar të provojë tregun e muzikës jashtë kufijve shqiptarë ku me siguri do të ketë të njejtin sukses.