Celebrities Gossip Showbiz

Pas ndarjes nga Alex, Jennifer Lopez hidhet në krahët e ish-it?

Pavarësisht bujës së madhe që shkaktoi ndarja e Jennifer Lopez nga Alex Rodriguez, duket se ajo po vijon jetën e saj normalisht.

Këngëtarja ka marrë mbështetje nga personat e afërt dhe po vazhdon xhirimet e filmit “Shotgun Wedding” në Republikën Domenikane. Madje së fundmi, mediat e huaja po raportojnë se J.Lo ka gjetur mbështetje te ish-bashkëshorti Marc Anthony.

Ata kanë dy binjakë, Emme dhe Max, dhe kanë ruajtur gjithmonë marrëdhëniet e mira edhe pse kanë 8 vite që janë divorcuar. Ndonëse, gjatë gjithë këtyre viteve ata kanë patur marrëdhënie të mirë thuhet se së fundmi janë afruar më shumë se më parë.

Pak ditë më parë, Alex dhe Jennifer Lopez thanë se janë ndarë por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit, sepse funksionojnë më mirë kështu.