Showbiz

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Megan Fox kapet mat me reperin 4 vite më të vogël

Pak javë më parë tashmë ish-bashkëshorti i aktores së famshme Megan Fox, Brian Austin Green konfirmoi publikisht në një podcast ndarjen nga bukuroshja pas 10 vitesh.

Tashmë në proces divorci, 34-vjeçarja u kap mat me të dashurin e saj të ri Machine Gun Kelly kur po dilnin nga një bar pasi kishin kthyer disa gota.

Teksa u futën në makinën e tyre për tu larguar, dyshja shkëmbyen edhe një puthje të shpejtë. Lidhja e Megan me Machine Gun Kelly u konfirmua pasi kjo e para u shfaq në klipin e këngës më të re të reperit.

Ndërkohë Megan dhe Brian kanë qenë të martuar nga viti 2010 dhe kanë 3 djem: Noah, Bodhi, dhe Journey.