Celebrities Gossip Showbiz

Pas ndarjes së bujshme së Lopez-Rodrigues, vjen edhe reagimi i parë nga “molla e sherrit”!

Pak kohë më parë një lajm ku thuhej se J-Lo dhe A-Rod i kanë dhënë fund lidhjes së tyre u bë kryefjala e medias online. Gjithsesi, këto spekulime ranë poshtë menjëherë pasi përfaqësues të dyshes së famshme thanë se ata thjesht po marrin pak kohë për të reflektuar dhe për të zgjidhur ngërçet në lidhjen e tyre. Por së fundmi romanca e tyre ka përfunduar zyrtarisht. 

Disa burime pranë J.Lo zbuluan se në fakt kanë qenë dyshimet se Rodriguez e ka tradhëtuar këngëtaren me Madison LeCroy, që lidhja e tyre të shkonte drejt fundit. Kjo e fundit pas gjithë kësaj situate është pyetur në lidhje me ndarjen e Jennifer dhe Alex, dhe është përgjigjur shkurt për “Page Six”:

Ju uroj atyre më të mirat!.

Por kur iu tha fillimishte se Alex dhe Jennifer ishin ndarë, LeCroy ka thënë “më kapët të papërgatitur”. Rikujtojmë, se disa muaj më parë u përfol se Alex kishte tradhëtuar Jennifer me LeCroy, pjesë e një reality-show. Mirëpo Madison më vonë i hodhi poshtë këto aludime, duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre.

Thuhej se kohëve të fundit dyshja e njohur po planifikonte të kurorëzonte lidhjen e tyre me martesë, por pandemia ju anuloi gjithçka. Rikujtojmë se ish-çifti i njohur filluan të dilnin së bashku në vitin 2017 dhe u fejuan më pas në mars të vitit 2019 në plazhin e Bahamas, teksa Alex e befasoi Jennifer-in me një unazë prej diamanti.