Tech

Pas Netflix është radha e Snapchat, rrjeti social do të reduktojë 20% të stafit të tij!

Rrjeti social i përdorur më së shumti nga adoleshentët, Snapchat do të pushojë 20% të stafit të tij dhe do të mbyllë një varg projektesh të reja. Rreth 1200 punonjës do të humbasin punën e tyre në ristrukturimin që pritej pas një viti me rezultate të dobëta financiare. Vlera e kompanisë ishte 130 miliardë dollarë  një vit më parë. Tani vlerësohet në më pak se 20 miliardë dollarë.

Snapchat tha se shkurtimet do të ndihmonin kompaninë të kursente rreth 500 milionë dollarë në kosto vjetore. CEO i kompanisë tha se ndryshimet do të ishin “të vështira”. Pavarësisht reduktimit të shpenzimeve në disa fusha, Snapchat tani duhet “të përballet me pasojat e rritjes sonë më të ulët të të ardhurave dhe të përshtatet me mjedisin e tregut”, tha CEO i saj Evan Spiegel.

Spiegel tha se donte të përqendronte vëmendjen e kompanisë në mënyrën e saj tradicionale, duke fituar para nga reklamat. Do të thotë heqja e projekteve si lojërat celulare dhe Pixy, droni i vogël i krijuar për të bërë selfie. Kompanitë e mediave sociale si Snapchat, Meta dhe Twitter kanë vuajtur të gjitha kohët e fundit pasi shumica dërrmuese e të ardhurave të tyre bazohen tek reklamat. Megjithatë, inflacioni i lartë dhe një nervozizëm rreth gjendjes së ekonomisë globale ka bërë që shumë reklamues të hezitojnë të shpenzojnë.

Snapchat është prekur gjithashtu nga përditësimet e privatësisë nga Apple, të prezantuara vitin e kaluar.
Ndryshimet e kanë bërë më të vështirë për reklamuesit që të gjurmojnë njerëzit në telefonat e tyre gjë që i bën reklamat e synuara më pak të fokusuara. Arsyeja pse kompanitë e mediave sociale mund t’u paguajnë kaq shumë reklamuesve është sepse ato mbajnë kaq shumë informacion për përdoruesit e saj. Pa këtë informacion, reklamuesit janë më pak të gatshëm të shpenzojnë.