Celebrities Gossip Showbiz

Pas ngjarjes tragjike në koncertin e Travis Scott vjen edhe reagimi nga Kylie Jenner!

Të gjithë mbetëm të shokuar pas ngjarjes së ndodhur në koncertin e reperit Travis Scott, ku humbën jetën 8 persona, kjo prej shtypjes që po bënin spektatorët me njëri-tjetrin. Një ngjarje e tillë i ka lënë të gjithë të befasuar dhe ka krijuar panik në mome3ntin ku shiheshin njerëz duke ecur mbi disa trupa të shtrirë në tokë teksa Scott po performonte mbi skenë.

Kujtojmë se në vendngjarje kanë qenë të pranishme dhe partnerja e tij, Kylie Jenner së bashku me vajzën e tyre të vogël, Stormi. Para disa orësh, Travis ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter ku shprehu keqardhjen e tij për familjet e viktimave dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet përkatëse për të zgjidhur këtë çështje.

Përmes rrjetit social, Instagram, edhe Kylie ka reaguar duke folur rreth ngjarjes së ndodhur dhe ka treguar se të tre nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Travis dhe unë jemi të thyer dhe të shkatërruar. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë atë që humbën jetë, u lënduan dhe u prekën në çfarëdo mënyre në koncertin e djeshëm. Dhe gjithashtu për Travis që e di se brengoset thellësisht për fansat e tij dhe komunitetin në Huston. Dua ta bëj të qartë se ne nuk ishim në dijeni për ngjarjen derisa dolën lajmet, sepse për asgjë në botë nuk do të kishim vazhduar të filmonim performancën. Unë dërgoj ngushëllimet e mia më të thella për të gjitha familjet gjatë kësaj kohe të vështirë dhe do të lutem për shërimin e të gjithë atyre që janë prekur.

Kylie Jenner dhe Travis Scoot kanë qenë në qendër të vëmendjes gjithnjë, si një nga çiftet më të dashur dhe të pëlqyer të showbiz-it të huaj. Ndërkohë, duket se Kylie ka fituar disa aksesorë mbresëlënës në koleksionin e saj të bizhuterive. Të martën, ylli shtatzënë i “Keeping Up With the Kardashians” zbuloi se partneri Travis Scott e kishte trajtuar atë dhe vajzën e tyre Stormi me unaza diamanti.