Celebrities Gossip Showbiz

Pas një pauze të gjatë, Morena Taraku së shpejti me një projekt të ri muzikor!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Vetëm pak më parë Morena ka postuar në Instastory një foto të saj nga një studio muzikore, ku shfaqet duke rregjistuar zërin e saj. Me këtë postim bukuroshja na ka lënë të kuptojmë se pas një pauze shumë të gjatë, më në fund do të publikojë një projekt të ri muzikor.

Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar, amaherën e fundit nuk bëhej fjalë për ndonjë postim provokues, por bukuroshja na ka treguar se ndodhet në qytetin e dashurisë, Paris dhe nuk ka ngurruar të ndajë me ne disa foto ku duket thjesht e mrekullueshme.

Së fundmi një postim i fundit në Instastory-n e bukuroshes na bëri të dyshojmë me të vërtetë shumë. Teksa vetëm para pak ditësh ndau me ndjekësit një foto ku shfaqej duke mbajtur një buqetë me trëndafila në dorë dhe një foto ku duket rripi i pantallonave të një djali.

E Morena vazhdon të ngrejë dyshimet me postimet e saj, teksa të njëjtën gjë ka bërë dhe më vonë, ku teksa ka postuar një rrugë shumë romantike të mbuluar me drita dhe krahas ka shkruar: “Unë dhe ti”.