Celebrities Gossip Showbiz

Pas një pauze të gjatë, Tuna rikthehet me një koncert!

Lëngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, gjatë këtyre ditëve ka nisur një iniciativë të rëndësishme në Siri. Ajo vendosi së fundmi të bëhet pjesë e një organizate zviceriane të quajtur ‘For Children Smile’ dhe kauza për të cilën këngëtarja do të punojë është shumë humanitare. Tuna e bëri këtë gjë me dije para pak ditësh me një Instastory të një fotografie ku dukeshin anëtarët e organizatës dhe vetë këngëtarja.

Këngëtarja së fundmi ka ndarë disa fotografi nga aktivitetet e saj në Siri dhe ka bërë një shkrim në rrjete sociale duke e quajtur këtë, udhëtimin më emotiv në jetën e saj.

E teksa ka marrë një pauzë nga karriera e saj si këngëtare dhe gjithë publiku është në pritje të lançimit të bashkëpunimit me Dafinën, Tuna ka marrë pjesë në një koncert pas një pauze të gjatë. Ajo ka realizuar një koncert të ri me muzikë live, të cilën e ka mbajtur në Muzeun “Suli An” në Shkup. Me rastin e 30-vjetorin të themelimit të këtij muzeu, këngëtarja shkupjane është ftuar të këndojë.

Me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja ka shkruar:

30 VJET BUKURI KULTURORE Drejtpërdrejt nga Suli Hani. 19 shtator, ora 21:00

https://www.instagram.com/p/CTz8nVZtmAs/?utm_source=ig_web_copy_link

ë gjithë u emocionuan nga fakti se dyshja Tuna-Dafina po rikthehet fuqishëm. Pak kohë kishte që kur dy këngëtaret rregulluan marrëdhënien e tyre pas një ‘armiqësie’ disa-vjeçare. E mesa duket, kjo armiqësi u kthye në një shoqëri, shumë të mirë madje.

Pas bashkëpunimit të tyre para plot 11 vitesh, nuk dihet se çfarë ndodhi, por mesa duket tanimë artistet i kanë marrëdhëniet më të mira se kurrë.