Celebrities Gossip Showbiz

Pas një periudhe të angazhuar, Dafina Zeqiri ka marrë një vendim të papritur!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Pas një periudhe shumë të angazhuar me projekte dhe koncerte, si edhe pas një periudhe shumë të suksesshme, Dafina mesa duket ka vendosur të marrë pak kohë për veten e saj. Vetëm pak më parë me anë të një fotoje në Instastory, ku duket se po udhëton me avion ka treguar se ka marrë disa ditë pushime për tu relaksuar e me shumë mundësi të rikthehet në punë me më shumë energji.

Një bashkëpunim i papritur ka ardhur nga Dafina dhe artistët e njohur, Young Zerka, Mc Kresha dhe Dj Geek, të cilët kanë sjellë një remix të këngës “Nafija”, e cila është publikuar para një muaj nga Young Zerka. Ky projekt duket shumë ndryshe nga bashkëpunimet e tjera të artistëve e mesa duket është pritur shumë mirë nga adhuruesit e muzikës së tyre.

Së fundmi Dafina ka postuar disa foto në Instagram dhe ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendjen ishte veshja e saj tejet provokuese. Këngëtarja ka veshur një fund thuajse transparent dhe ka postuar një foto nga pas, ku mund të themi se nuk i ka lënë fare vend imagjinatës. Veshja transparente i ka treguar të brendshmet dhe mesa duket Dafina nuk e ka problem këtë, pasi përveç fotove në Istagram, kjo ishte një veshje që këngëtarja e ka zgjedhur për mbrëmje.