Celebrities Gossip Music Showbiz

Pas një pritjeje të gjatë, Semi Jaupaj zbulon dhuratën për adhuruesit e muzikës së saj!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Së fundmi Semi na ka treguar se po punon për një projekt të ri muzikor për të cilin është shumë entuziaste. Si çdo këngë tjetër e saj edhe kësaj here Semi ka treguar se është frymëzuar tek një histori e vërtetë dashurie. Bukuroshja na ka treguar pak nga kënga e saj, e cila u pëlqye shumë nga ndjekësit e saj e duket se do të jetë një projekt shumë i suksesshëm. Vetëm pak më parë Semi me anë të një fotoje nga videoklipi i këngës na ka treguar edhe datën e publikimit dhe është më shpejt se sa të gjithë e prisnim. “Si unë” do të publikohet këtë të mërkurë në orën 18:00.

Projektet muzikore të Semit deri tani kanë qenë të frymëzuara nga histori të vërteta dashurie, disa prej tyre edhe prej historisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, të cilat patën shumë sukses. Tanimë të gjithë janë shumë kuriozë nëse dhe kjo këngë ka një bazë të vërtetë dhe nëse po, kujt u është kushtuar. Një prej ndjekësve e ka pyetur këmgëtaren nëse ka lidhje me jetën e saj private dhe Semi nuk ka ngurruar t’i përgjigjet.