Celebrities

Pas padisë kundër Kanye West kompania ‘MyChannel’ merr një vendim!

Kanye West ka arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund një procesi gjyqësor me një kompani teknologjike e cila e akuzoi atë për vjedhje të ideve të tyre. Reperi 44-vjeçar dhe ‘MyChannel’ ranë dakord me një kusht të përbashkët dhe se të dyja palët do të paguajnë tarifat e tyre ligjore që ju takojnë.

Kompania gjithashtu ka rënë dakord që të hedhë poshtë të gjitha pretendimet kundër këngëtarit, pasi e paditi atë me 20 milion dollarë. ‘MyChannel’ fillimisht e ngriti padinë në muajin gusht të vitit 2020 ku pretendonte se Kanye u tha atyre se admironte mënyrën se si teknologjia e tyre përdorte inteligjencën artificiale për të përfshirë tregtinë elektronike në përmbajtjen e videove dhe planifikoi ta përdorte atë në faqen e tij të internetit ‘Yeezy’.

Firmës ju desh një shumë e madhe parash dhe më shumë se 10.000 orë punë në zhvillimin e një programi për këngëtarin, vetëm që ai të tërhiqej nga marrëveshja pas gjashtë muajsh. Incidenti shkaktoi një përçarje dhe ‘MyChannel’ e akuzoi reperin për vjedhjen e idesë së tyre dhe përdorimin e saj për shfaqjet e tij.

‘MyChannel’ fillimisht bashkëpunoi me artistin fitues të ‘Grammy’ në vitin 2018 në një përpjekje për të rritur shitjet e linjës së tij ‘Yeezy’. Avokatët e kompanisë më parë pohuan se, megjithëse reperi nuk pagoi kurrë për shërbimet, ai premtoi të siguronte një investim prej 10 milion dollarë, i cili kurrë nuk u materializua. Pavarësisht të gjithave duket që tani marrëveshja konfidenciale është arritur.

Kujtojmë se veprimi i fundit i reperit të njohur Kanye West i ka habitur të gjithë. Ai nuk e ndiqte më Kim Kardashian në rrjetin social Instagram dhe ky veprim erdhi thuajse 7 muaj pasi Kim paraqiti kërkesën për divorc. Të njëjtin veprim reperi e bëri edhe në kohën kur përflitej se po shoqërohej me supermodelen Irina Shayk.

Por, sipas disa burimeve nga “DailyMail” Kanye ka filluar ta ndjekë përsëri ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, duke shtuar edhe disa persona të tjerë në listën e tij të ‘followers’-ave.