Art & Kulturë Celebrities Music

Pas pak nis koncerti më i madh rock me këngëtarët tuaj të preferuar, TRocks!

Nuk ka rrymë muzikore që përçon me shumë energji, antikonformizëm, rebelim kundër status-quo e sfidim të tradicionales, sesa muzika rock! Ajo ka shoqëruar lëvizjet antiraciste, rënien e murit të Berlinit e zhvillimet demokratike anembanë botës, teksa miliona të rinj e të reja identifikohen me të në stil jetese, veshje e sjellje!

TRocks, koncerti më i madh rock me këngëtarët tuaj të preferuar do të nisë për pak minuta dhe do t’ju shoqërojë deri në orët e vona të mbrëmjes.  T-Rocks është një manifestim i rockerëve më të mirë shqiptarë ndër vite, yjeve të së sotmes e talenteve të së ardhmes dhe një reflektim muzikor shpërthyes i Tiranës si Kryeqytet Europian i Rinisë! Tek Amfiteatri i Liqenit të Tiranës në orët në vijim do të kemi mundësi të ndjekim artistë si Eugent Bushpepaj, Jericho, Edea Demaliaj, Bojken Lako, Offchestra dhe Burn. Koncerti do të transmetohet live në valët e Top Albania Radio-s.