Celebrities Gossip Music Showbiz

Pas përçarjes së “Little Mix” hapi i rradhës për Perrie Edwards do të jetë…

Së fundmi mendohet se Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards  dhe Jade Thirlwall  po planifikojnë që të vazhdojnë dhe të punojnë për projektet e tyre solo. Që pas largimit të Jesy Nelson vajzat e grupit “Little Mix” po e mendojnë seriozisht që të vazhdojnë karrierën e tyresi këngëtare solo. Sipas “The Sun” grupi ka negociuar në heshtje për mënyrën e menaxhimit të ri dhe regjistrimin e marrëveshjeve, por mund të ndodh që të vendoset dhe që të shkohet në një pauzë të pacaktuar.

Sipas disa burimeve të brendshme pranë grupit të vajzave, hapi tjetër i Perrie Edwards nuk do të jetë më në muzikë. Ajo po planifikon të rizbulojë veten si një stiliste për të rivalizuar Gwyneth Paltrow dhe biznesi do të nisë në ditët në vijim. Këngëtarja ka kaluar më shumë se dy vjet në heshtje duke punuar në një markë luksoze të quajtur “Disora” dhe pritet të shesë bizhuteri, veshje dhe artikuj kozmetikë.

Artistja ka paraqitur një kërkesë për krijimin e një marke tregtare për të mbuluar një gamë të gjerë artikujsh, kështu që muzika do të jetë në prapavijë. Sipas një burimi, thuhet se:

Muzika është dashuria e parë e Perrie dhe në asnjë mënyrë ajo nuk ka përjashtuar të sjellë këngë solo në të ardhmen. Por ajo është e prirur të bëjë edhe gjëra të tjera dhe e di se ka një treg të madh për gratë në të njëzetat dhe të tridhjetat që duan pak luks në jetën e tyre. Perrie erdhi me këtë ide disa vite më parë dhe kaloi shumë kohë duke punuar me të gjatë kohës së saj të pushimit nga “Little Mix”. Ajo do ta nxjerrë linjën e saj në treg ditët që do vijnë. Do të jetë projekti i parë i madh që ajo ka ndërmarrë që kur lindi djalin e saj Axel në gusht.

Sipërmarrja e Perrie do të ketë konkurrencë nga kompania e aktores Gwyneth “Goop” në SHBA dhe gjithashtu “Wylde Moon” të Holly Willoughby. Si Perrie, ashtu edhe dy anëtaret e grupit Jade Thirlwall dhe Leigh-Anne Pinnock po planifikojnë projekte individuale për vitin 2022 të cilat mund të parashikojnë fundin e grupit. Leigh-Anne tashmë ka nisur biznesin e saj të rrobave të banjës “In’A’Seashell” dhe do të bëjë debutimin e saj të aktrimit në “Boxing Day” këtë dhjetor.

Rikujtojmë se, në disa sekonda të këngës së tyre më të re të postuar vetëm pak ditë më parë, mesa duket “Little Mix” ka dashur që të përcjellë një mesazh tek ish-shoqja e tyre e grupit, Jesy Nelson.  Në këngë, Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall thuhet se përmendin disa vargje që i referohen vendimit të Jesy për të lënë grupin.