Celebrities

Pas përfundimit të xhirimeve të “KUWTK”, familja Kardashian shpërblen stafin!

Sezoni i 20-të do të shënojë dhe sezonin e fundit të serialit të famshëm amerikan, “Keeping Up With the Kardashians”. Familja Kardashian-Jenner njoftoi më 8 shtator të vitit që lamë pas se seriali do të kthehet për sezonin e 19 të enjten, 17 shtator dhe do pasohet nga sezoni i fundit (i 20) në vitin 2021.

Kontrata është nënshkruar nga Kris Jenner, Kourtney Kardashian, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Rob Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe Scott Disick. Të premten në mbrëmje kanë përfunduar edhe xhirimet e serialit të famshëm “Keeping Up With the Kardashians”.

Si shpërblim për 30 anëtarët e stafit, familja Kardashian i ka bërë të gjithëve dhuratë nga një orë të markës “Rolex”, që sigurisht i ka gëzuar pamasë punojësit. 30 orët kanë kushtuar 300.000 dollarë për ekipin e realizimit të serialit më të famshëm në botë.

Rikujtojmë, se “KUWTK” nisi transmetimet në 14 tetor 2007, dhe i ktheu anëtarët e familjes Kardashian-Jenner në super yje ndërkombëtarë.