Aktualitet

Pas Pompeos, Mike Pence të enjten në Tiranë!

Pas ish sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, një tjetër ish drejtues i lartë i Administratës Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish Zv. Presidenti Mike Pence do të vizitojë Shqipërinë. Ende nuk ka asnjë axhendë të publikuar të takimeve të tij, por vizita mund të jetë edhe në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhenieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Ish sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i njohur edhe si njeriu i afërt me Trump, ishte në vendin tonë në kuadër të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Pompeo tha nga Tirana se përkushtimi vijon njësoj dhe uron që miqësia të ketë edhe 100 vite të tjera.

Mësohet se Pence do të takohet me krerët më të lartë të politikës shqiptare.

Kujtojmë se ish-zyrtari i lartë ka qenë në Ballkan në vitin 2017 ku vizitoi Podgoricën, kohë kur ishte zëvendespresident.