Celebrities Gossip Showbiz

Pas propozimit special, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly nuk ndahen më nga njëri-tjetri!

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly dolën në Milano të premten, vetëm disa ditë pasi reperi i propozoi aktores. Ylli i “Confessions Of A Teenage Drama Queen”, dukej shumë bukur me një fustan të zi të ngushtë dhe një pallto lëkure të hedhur sipër, ndërsa artisti ishte me një bluzë rozë të ndezur.

Ajo e bëri njoftimin e gëzueshëm të mërkurën duke ndarë një video të propozimit të tyre intim me ndjekësit e saj në Instagram, duke cituar se ai u bë të martën, më 11 janar jashtë Spa Botánico në plazhin Ritz-Carlton Dorado në Porto Riko. Megan dukej shkëlqyqeshëm, teksa u shfaq me fustanin e saj të zi, i cili tregonte çdo centimetër të trupit të saj. Ajo shfaqte gjoksin e saj për shkak të fustanit të prerë.

Të mërkurën, çifti janë parë duke u kthyer nga Porto Riko në Los Anxhelos, ndërsa nuk dihet pse kanë udhëtuar drejt Milanos. Më herët gjatë javës, Machine Gun Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, postoi në Instagram:

‘Po’, në këtë jetë dhe në çdo jetë, nën të njëjtat degë ku u dashuruam, e ktheva për t’i kërkuar të martohej me mua. E di që tradita është një unazë, por e projektova me Stephen Webster që të jenë dy: smeraldi (guri i saj i lindjes) dhe diamanti (guri im i lindjes) të vendosur mbi dy shirita magnetikë gjembash që bashkohen si dy gjysma të së njëjtës duke formuar zemrën që është dashuria jonë.