Celebrities Gossip Showbiz

Pas pyetjes që ju bëri ndjekësve, Zaimina Vasjari zbulon gjininë e bebit!

E shkëputur prej kohësh nga muzika për t’u fokusuar te biznesi i saj i veshjeve si edhe për t’ju përkushtuar familjes, Zaimina para disa ditësh na dha lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël për të dytën herë.

Me anë të një fotografie ku shfaqej veshur me një palë xhinse të gjera dhe një këmishë të lidhur para në mënyrë që barku i rrumbullakosur të dukej qartë, këngëtarja na i bëri sytë zemra.

E bukuroshja para pak orësh vendosi sërish të ndajë me ne disa foto shumë të bukura, këtë herë Zaimina ngriti edhe një pyetje për ndjekësit e saj. Krahas fotove buzë detit ku shfaqej veshur me një fustan të bardhë së bashku me vajzën e saj Khloe, e cila puth barkun e mamit, këngëtarja pyeti dashamirësit e saj se çfarë gjinie mendonin se ishte bebi.

E vetëm, para pak orësh vetë këngëtarja e zbuloi këtë me anë të po të njëjtit set fotografik. Teksa ka lyer duart e vajzës së saj dhe belin me ngjyrën blu, Zaimina sapo na zbuloi se do të bëhet nënë për herë të dytë, por këtë herë e një djali.

Mezi po presim që të të takojmë vogëlush

Zaimina u bë nënë për herë të parë në vitin 2018-të dhe e pagëzoi vajzën e saj me emrin Khloe. Gjatë kësaj kohe bukuroshja i është larguar tregut muzikor duke mos sjellë projekte të reja.

Për herë të fundit në ekran, këngëtaren e pamë në rolin e jurisë në spektaklin “Maskat”, një ekperiencë që nuk zgjati shumë.