Celebrities Gossip Showbiz

Pas rikthimit nuk po ka të ndalur! Rozana Radi paralajmëron një surprizë të re

Rozana Radi prej kohësh nuk ishte më pjesë e tregut muzikor me projekte të reja. Megjithatë, ajo nuk i mungoi ekranit si prezantuese apo në rrjete sociale ku reklamon biznesin e saj të veshjeve dhe shpesh poston foto provokuese.

Megjithatë, pas një pauze mjaft të gjatë, Rozana u rikthye me një bashkëpunim me producentin e njohur shqiptar Stine. “Serenata” e dy artistëve erdhi me një ‘trailer’ shumë të veçantë të këngës, tamam si nëpër filma. Kënga u soll me ritme mjaft verore dhe shumë romantike për çiftet e dashuruara.

Megjithatë, mesa duket Rozi ka dashur vetëm një shtysë për t’u rikthyer fuqishëm. Në një bisedë online me ndjekësit, e pyetur nëse mendon të godasë përsëri me ndonjë këngë, këngëtarja ka zbuluar një surprizë interesante.

Dëgjojeni dhe për pak, sigurisht do ketë një tjetër shumë shpejtë.

Pra, siç tha dhe Rozi “shumë shpejtë” prisni surpriza!

Edhe pse larg pasionit të saj, Radi ka qenë jo pak herë pjesë e portaleve pasi ajo nuk ngurron asnjëherë të jetë e drejtpërdrejtë kur e cënojnë. Së fundmi, këngëtarja bukuroshe ka reaguar e revoltuar në rrjete sociale ndaj një ndjekëseje në Instagram.