Celebrities Gossip Showbiz

Pas sherrit banal, Big Mama lë shtëpinë e “Big Brother VIP”!

Para pak javësh në “Big Brother VIP”, shtëpisë më të të famshme në Shqipëri ju shtua një banore e re dhe bëhet fjalë pikërisht për Big Mama-n. Këngëtarja njihet për natyrën e saj pa filtra dhe që thotë çdo gjë si e mendon. Mirëpo, në një debat që i ka fillesat që prej hyrjes së këngëtares në shtëpi me një tjetër banore, Antonelën duket se eskaloi disa minuta më parë që përfundoi me fyerje shumë të rënga nga ana e Big Mama-s kundrejt kësaj të fundit.

Jo vetëm kaq, por ajo kërcënoi duke thënë se do të përdorte edhe dhunë fizike. Nga ana tjetër, Antonela zgjodhi të qëndrojë e qetë duke mos agravuar më tej situatën.

Më pas, këngëtarja zgjodhi të lë shtëpinë e “Big Brother VIP” menjëherë. Edhe pse Arbana kërkoi ta qetësonte për të ulur paksa tensionin, Big Mama ishte e vendosur për t’u larguar përfundimisht nga shtëpia dhe kështu ndodhi. Pas këtij sherri banal, artistja nuk është më banore.