Gossip

Pas shiut del ylberi! Pas ndarjes nga Kanye West, ja për çfarë feston Kim Kardashian!

Ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian sapo ka arritur 200 milion ndjekës në Instagram. 40-vjeçarja është tani pjesëtarja e dytë më e popullarizuar e familjes së saj në Instagram pas motrës së vogël Kylie Jenner, e cila aktualisht ka 210 milion ndjekës.

Padyshim që ky është një lajm i bukur për Kim e cila thuhet se po përballet me një divorc nga reperi, Kanye West. Martesa e çiftit thuhet të jetë drejt fundit 6-vjet pasi ata u martuan. Kim padyshim ka reaguar pas këtij rekordi. Ajo ka ndarë disa foto në Instagram teksa ka falenderuar të gjithë ndjekësit e saj.

200 milion! Faleminderit shumë për dashurinë!

Kim Kardashian është e gatshme të lërë të kaluarën pas saj. Ajo sapo përfundoi xhirimet e sezonit të fundit të “KUWTK”, dhe drama për martesën e saj me Kanye West duket se po zgjidhet. Tani për tani, ata po jetojnë jetën e tyre të ndarë dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim!