Aktualitet

Pas shkrirjes së 6 Gjykatave të Apelit, këta janë gjyqtarët e seksionit civil dhe atij penal

Pas shkrirjes së gjashtë Gjykatave të Apelit në një të vetme me një trupë prej 25 gjyqtarësh, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka krijuar seksionin civil dhe atë penal.

Seksioni civil do të përbëhet nga 13 gjyqtarë, ndërsa ai penal nga 12 të tillë, duke mundësuar krijimin e 9 trupave gjykuese.

Trupat gjykuese në seksionin penal formohen si më poshtë:

Trupi i parë përbëhet nga gjyqtarët: Valbon Çekrezi, Fatri Islamaj, Edlira Petri.

Trupi i dytë përbëhet nga gjyqtarët: Lutfije Celami, Vojsava Osmani, Anita Mici.

Trupi i tretë përbëhet nga gjyqtarët : Genti Shala, Emona Muçi, Dritan Hasani.

Trupi i katërt përbëhet nga gjyqtarët: Fuat Vjerdha, Irena Brahimi, Gent Dokollari.

Trupi i pestë përbëhet nga gjyqtarja: Valdete Hoxha, si dhe dy anëtarë nga gjyqtarët e tjerë të trupave gjykuese të seksionit penal, të cilët caktohen me short, sipas kësaj skeme:

në çështjet e planifikuara për muajt tek, për dy javët e para, nga anëtarët e trupit gjykues të parë dhe për dy javët e dyta nga anëtarët e trupit gjykues të dytë;

në çështjet e planifikuara për muajt çift, për dy javët e para, nga anëtarët e trupit gjykues të tretë dhe për dy javët e dyta nga anëtarët e trupit gjykues të katërt.

Trupat gjykuese në seksionin civil formohen si më poshtë:

Trupi i parë përbëhet nga gjyqtarët: Sokol Pina, Valbona Vata, Arta Duka.

Trupi i dytë përbëhet nga gjyqtarët: Astrit Kalaja, Irida Kacerja, Elona Mihali,

Trupi i tretë përbëhet nga gjyqtarët: Elona Toro, Iliba Bezati, Alma Ahmeti,

Trupi i katërt përbëhet nga gjyqtarët: Marsela Dervishi, Ornela Naqellari, Miranda Andoni.

Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillohet procedurë shorti, për dosjet e pa shortuara, si edhe për ato që ishin shortuar, por nuk kishte datë për nisjen e gjyqit.

Mes kategorisë së fundit është edhe ankimi i bërë nga Enkeled Alibeaj kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të PD të 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha.