Celebrities Gossip Showbiz

Pas shumë ‘thumbave’ nga ish-miqtë e tij, më në fund reagon Ilir Shaqiri!

Ilir Shaqiri padyshim është emri më i përmendur i momentit dhe kjo për faktin se balerini u shpall fitues i ‘BBV’, një program që për katër muaj mbajti të gozhduar një Shqipëri të tërë para ekranit.

Ditën e sotme Iliri ka postuar një shprehje në ‘Instastory” të krijuar nga ndjekësit e tij me foton e balerinit, postim i cili  ka ngritur disa dyshime. Pas disa miqësish të prishura me ish-banorët e ‘BBV’ , nuk e dimë nëse Iliri ia ka dedikuar dikujt apo jo këto fjalë :

Respektoj ata që të urrejnë, ata janë të vetmit që në fakt mendojnë se ti je më i mirë se ata.

 

Në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio koreografi i njohur dhe njëkohësisht ish-banori i edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Tan Brama, i cili është pyetur për raporin e tij me Ilir Shaqirin. Ai është shprehur se nuk janë takuar dhe se Iliri e kontaktonte vetëm për interes pune.

Më datë 28 maj,  Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit në qytetin e Durrësit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhej aty për të celebruar dyshen Ilir dhe Emanuela. Një suprizë për gruan e tij të dashur, një dasmë tradicionale shqiptare me të ftuar special, balerinë të njohur, miq dashamirës nga Shqipëria dhe Italia.