Celebrities Film & Tv

Pas shumë vitesh, këta aktorë do t’i rishohim përsëri bashkë në një projekt të ri…

Pas 20 vitesh, aktorët e famshëm George Clooney dhe Julia Roberts do të bashkohen sërish. Yjet dhe miqtë e vjetër të “Ocean’s Eleven” do të jenë duke punuar me njëri-tjetrin për “Ticket To Paradise”, që do të jetë një komedi e re romantike. Në film, që do të fillojë të xhirohet më vonë gjatë këtij viti, dyshja do të fluturojnë në Bali.

Clooney kësaj radhe do të punojë edhe në produksion, teksa për regji do të përkujdeset Ol Parker. Rikujtojmë se dy aktorët e njohur krijuan miqësi në vitin 2001, ku u shfaqën për herë parë në filmin “Ocean’s Elven”.

Clooney dhe Roberts gjithashtu punuan së bashku në “Money Monster”, një thriller i vitit 2016. Clooney kohët e fundit u shfaq në “The Midnight Sky” të Netflix ndërsa Roberts bëri një sezon të serialit “Homecoming” dhe në vijim ajo do të luajë serinë televiziv “Gaslit” dhe do të interpretojë në “White Bird”.