Celebrities Gossip Music Showbiz

Pas suksesit me këngën e fundit, Yll Limani lajmëron surprizën e re!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Pas suksesit të këngës së tij të fundit, i cili është një bashkëpunim me Loredanën dhe titullohet “Kriminele”, duket se artisti nuk ka ndërmend të bëjë aspak pushim. Vetëm pak më parë Ylli ka postuar në Instastory një video nga një studio muzikore, ku mesa duket po punon për projektin e ri muzikor.

Së fundmi me anë të një postimi në Instastory Ylli na ka treguar shumë në lidhje me jetën e tij private. Përveç se ka treguar se nuk është më një beqar, por tashmë në një lidhje dhe jo vetëm kaq. Gjithashtu na ka zbuluar edhe një karakteristikë të saj, të cilën Ylli duket se e pëlqen shumë dhe është se ajo nuk e bezdis kur ai është në koncert.